Mirëserdhet në ISPU Çelësi Magjik !

Përshëndetje të nderuar nxënës!
Mirësevini në ISPU (Instituti Arsimor Parauniversitar) Çelësi Magjik. Përmes procesit mësimor edukativ në këtë shkollë ju do të realizoni ëndrrën tuaj më të bukur. Jua them me bindje dhe në mënyrë të sinqertë se keni bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme që po ndiqni studimet ne ISPU Celësi Magjik. Arritjet e kësaj shkolle duken tek rezultatet e maturantëve në provimet e shtetit dhe në gjithëpërfshirjen e tyre në universitetet e Tiranës. Ky Institut Arsimor për ju do të jetë porta hyrëse e sigurtë për çdo universitet prestigjoz brenda dhe jashtë vendit. ISPU Çelësi Magjik ju mundëson disa avantazhe përveç diplomimit:
a) Partneritet bashkëpunimi me disa kolegje dhe universitete ndëreuropiane.
b) Ju mundëson diplomimin në dy deri në tre gjuhë të huaja (diploma europiane në nivelin C1,C2).
c)Përgatitjen e maturës shtetërore me kurse parauniversitare me programe të licensuara nga MASH.
d)Çertifikimin në kompjuter për çdo lloj programi që e jepni provim.
e)Ne ISPU Çelësi Magjik ju mund te zgjidhni degen e studimit per shkollen e mesme:
1)GJIMNAZ I PERGJITHSHEM
2)TIK (Teknologji Informacioni dhe Komunikimi)
3)HOTELERI-TURIZEM
f)ISPU Çelësi Magjik ju ofron edhe kurse profesionale ne TIK dhe HOTELERI-TURIZEM
Pra në ISPU Çelësi Magjik ju mundësojmë fillimin e një karriere të shkëlqyer që në moshën 18 vjecare. Ne ju bëjmë të realizoni gjithcka përmes stafit pedagogjik me përvoje dhe super të kualifikuar. Kurrikula e institutit tonë është më e gjerë se e një shkolle të mesme.Këtu gjithcka udhëhiqet me profesionalizëm dhe angazhim institucional.Çdo ditë bëhet më dinamike dhe më novatore si vete jeta juaj.Ju mirëpresim për të realizuar së bashku maturimin më të suksesshëm. Ju faleminderit!